Mr.SEMA HALILI- Psikologe me Licencë të posaçme për shëndetësi dhe psikoterapi nga Oda e Psikologëve të Maqdonisë së Veriut. Magjistre e Psikologjisë Klinike. Gestalt psikoterapeute me sertifikat Europian nga EAGT (Europian Association in Gestalt Therapy). Emi Practicioner (Eye Movement Integration Therapy). Themeluese dhe Presidente e shoqatës së psikologëve, këshilluesve dhe psikoterapeutëve “CORTEX “ Tetovë. Presidente e Shoqatës “EMI North Macedonia” Tetovë dhe Menaxhere e brend-it EMI North Macedonia.
Anëtare e Rrjetit Nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, ku jep mbështetje psikologjike për viktimat.Njëkohësishtë e angazhuar si psikoterapeute në Shoqatën për persona me sëmundje të rralla “Life Challange” në dhënien e mbështetjes psikologjike,këshillim dhe psikoterapi.
Punon dhe zhvillon punën e saj praktike në kuadër të CORTEX-it si psikoterapeute-trajnere, ku punon me klient në terapi individuale, trajnon psikolog dhe profesionist tjerë nga shkencat humane për Geshtalt Terapi, udhëheqë dhe organizon trajnime dhe seminare me tema të ndryshme në fushën e psikologjisë dhe psikoterapisë.Në punën e saj praktike zhvillon qasje integrative në psikoedukim, psikoterapi dhe këshillim.
Në kontinuitet punon në ngritjen e saj profesionale në fushën e këshillimit dhe psikoterapisë ku ndjek Workshope, Trajnime dhe Kongrese të ndryshme në fushën e Psikoterapisë.