MAJLINDA ABAZI– Psikologe e Licencuar nga Oda e Psikologëve të Maqedonisë së Veriut. Geshtalt Këshilluese dhe Emi Practicioner (Eye Movement Integration Therapy). Bashkëthemeluese e shoqatës së psikologëve, këshilluesve dhe psikoterapeutëve “CORTEX “ Tetovë.
Anëtare e Rrjetit Nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.Njëkohësishtë e angazhuar si këshilluese në Shoqatën për persona me sëmundje të rralla “Life Challenge” në dhënien e mbështetjes psikologjike dhe këshillimit.
Punon dhe zhvillon punën e saj praktike në kuadër të shoqatës CORTEX si këshilluese, ku punon me klient(kryesisht fëmijë dhe adoleshent) në terapi individuale/grupore. Udhëheq dhe organizon punëtori me tema të ndryshme dedikuar fëmijëve dhe adoleshentëve.
Në kontinuitet punon në ngritjen e saj profesionale në fushën e këshillimit dhe psikoterapisë duke ndjekur Workshope, Trajnime dhe Kongrese të ndryshme në fushën e Psikologjisë dhe Psikoterapisë.