Reth ne
Mirëseardhët në platformën e pare për psikoterapi onlajn në gjuhen maqedone dhe gjuhën shqipe.
Në këte kohë të jashtëzakonshme në të cilën jetojme, gjëja më e mirë të cilën mund ta bëjmë eshtë ta mbrojmë vetëvetjen, dhe ti përkushtojmë më shumë kohë dhe resurse shendetit mendor, dhe të sherohemi nga humbjet dhe traumat.
Psihomedika është një ndër entet e para shendetsore private ne Republiken e Maqedonise së Veriut e cila meret me neuropsikiatri dhe shëndetnë mendor. Një numër i math i kuadrove kanë kaluar trajnim të vazhdueshëm në organizatën tone.
Pas ndodhisë me KOVID-19 , morëm vendim se jemi të pregatitur për sfidën ,, psihoterapi onlajn,,. Ndjemë qe kjo është e nevojshme për klientët tone.
Para juve është platfoma e cila është e punuar me shumë dashuri, në të cilën është ndërthurur shpirti I krijuesve dhe terapistëve.
Platforma është për te gjithë klientët të cilët e kanë të pamundur të vine fizikisht , për të gjithë ata të cilët jane larg dhe nuk mund të marin dite të lire nga puna, për ata të cilët jetojnë larg por duan që për shpirtin e tyre të flasin në gjuhën amtare. Në fakt, platforma e ndjek mënyrën bashkëkohore të jetesës, ku informatat shpërndahen shume shpejt, dhe kudo që të ndodhemi mund te jemi afër.
Platforma e Psihomedikës për psihoterapi onlajn siguron ndihmë psikologjike-psihiatrike të sigurtë, diskrete dhe cilësore.
Mjekët të cilët punojnë në platformën kane licencë për punë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Psikologët, pedagogët, puntorët social janë të trajnuorë të punojnë në se paku një drejtim psikotereapeutik. Terapistët tanë më shpesh punojnë në psikoterapi sistemike familjare, terapia e njohjes së sjelljes dhe geshtall terapia.
Shprsojmë se do ti plotsojmë pritjet tuaja. Ju faleminderit qe zgjodhët platformën tonë të jetë ajo që do të nxjerë ne pah më të mirën nga vetëvetja juaj. Suksesi ështe I juaji, ne do tju ndihmojmë ta mbrini atë.